Flash

Rama-Kurtit: Nëse refuzon marrëveshjen që ke në tavolinë, një tjetër jo e favorshme të pret

Lapsi.al 13 June 2023
Rama-Kurtit: Nëse refuzon marrëveshjen që ke në

Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për mediat i ka dhënë një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen për draft Asosacionin. Rama u shpreh se Kurti po i bën nazë një marrëveshje të mirë, duke shtuar se tjetra nuk do të jetë dhe aq e mirë sa e para. Po ashtu ai ka bërë dhe një krahasim me Maqedoninë e Veriut, të cilët i propozuan që emri të mos ishte i njejtë si jashtë dhe brenda shtetit.

"Banda kriminale ka çdo shtet i botës dhe nuk ka asnjë kompromis, por po flas për kërcënime të natyrë tjetër. Bashkisia euroatlantike është e vendosur që ta mbështesë çmontimin e tyre. I ka identifikuar dhe i ka verifikuar. Identitetet e atyre që kanë marrë pjesë në akte të dhunshme. Patjetër që i kanë dhënë qeverisë së Kosovës mandatin që të veprojnë, por ka një problem. Në dukje shumë të vogël, por që është bërë i madh. Bashkësia ka thënë që të fillojmë me këto hapa dhe pastaj vazhdojmë. Pastaj mund të vazhdojë lufta për kriminelat. Kur ata që janë plagosur drejtpërdrejtë të thonë se të gjithë duhet të vihen para përgjegjësisë, por hapi i parë është ky. Interesi i Kosovës është sa më shumë qetësi, për të marrë marrëveshjen që të çon në njohje. Nëse refuzon marrëveshjen në tavolinë, një tjetër që nuk është e favorshme të pret. Nëse kujtesa nuk më ka lënë, fqinjëve tanë të mirë, Maqedonisë së Veriut i propozuan që emri të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI