Flash

76-vjeçarja “e vdekur” nis të marrë frymë pak para varrimit

Lapsi.al 13 June 2023
76-vjeçarja “e vdekur” nis të marrë frymë pak

Vajtuesit pranë arkivolit të një gruaje ekuadoriane u shokuan kur vunë se ajo ishte ende gjallë. Një mjek spitali në qytetin e Babahoyo deklaroi se 76-vjeçarja, Bella Montoya kishte vdekur pasi kishte marrë një goditje në tru. Ajo u vendos në një arkivol dhe u dërgua në një sallon funerali, ku të afërmit mbajtën edhe një ceremoni përpara se të kryenin varrimin e planifikuar. Por kur, pas gati 5 orësh hapën arkivolin për të ndërruar rrobat e saj përpara funeralit, gruaja gulçoi duke marrë ajër.

"Mamaja ime filloi të lëvizte dorën e majtë, të hapte sytë, gojën. Ajo luftonte për të marrë frymë" – u shpreh djali i saj Gilbert Balberán për momentin kur kuptoi se nëna e tij ishte ende gjallë. Pamjet e filmuara nga një vajtuese e tregon atë të shtrirë në arkivolin e hapur duke luftuar për të marrë frymë.

Në video dëgjohet një person që ankohet se ambulanca që kanë thirrur nuk po mbërrin. Pak minuta më vonë, zjarrfikësit mbërrijnë dhe e ngrenë Bella Montoya në një barelë dhe e kthejnë në spitalin ku ajo ishte shpallur e vdekur. Djali i saj tha për mediat ekuadoriane se ajo po mbahej në terapi intensive, por ajo reagonte.

"Mamaja ime është me oksigjen, zemra e saj është e qëndrueshme. Mjeku i shtrëngoi dorën dhe ajo reagoi. Ata më thanë se është mirë sepse do të thotë se ajo po reagon pak nga pak," - e citoi atë gazeta El Universo.

Balberán rrëfeu se e kishte çuar nënën e tij në spital rreth orës 09:00 dhe në mesditë një mjek i kishte thënë se ajo ndërroi jetë. Ai tha se ishte lëshuar një certifikatë vdekjeje, ku thuhej se ajo kishte pësuar arrest kardiopulmonar pasi pësoi një goditje në tru.

Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi shpallet zyrtarisht e vdekur. Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në Nju Jork të SHBA-ve. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë më parë në një shtëpi pleqsh.

Dr. Stuart Hughes, një lektor i vjetër në Universitetin e Mjekësisë në Chelmsford, thotë se raste të tilla janë shumë të rralla, por ai thekson se "vdekja është një proces".

"Ndonjëherë dikush mund të duket sikur ka vdekur, por nuk është plotësisht i vdekur. Ekzaminimi i kujdesshëm është i nevojshëm për të konfirmuar vdekjen" – tha ai për BBC. Konsulentët e urgjencës thonë se nëse pacientët nuk përgjigjen dhe nuk kanë puls, mjekët dëgjojnë tingujt e zemrës dhe vëzhgojnë përpjekjet e frymëmarrjes për të paktën një minutë. "Nëse kjo mungon, atëherë mund të thuash se ata kanë vdekur."

Mund të jetë e vështirë edhe për profesionistët e shëndetësisë të përcaktojnë se dikush ka vdekur, për shembull kur trupat janë shumë të ftohtë. “Pacienti në raste të tilla ka një ritëm të ngadaltë të zemrës pothuajse në mënyrë të padukshme”, - thotë Dr. Hughes. Disa barna gjithashtu mund të ngadalësojnë proceset e transformimit të trupit dhe shfaqjen e shenjave të vdekjes. Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit ka ngritur një komitet për të hetuar incidentin. /BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI