Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Si i kaloi ditët e fundit të jetës Francesko Nuti

Lapsi.al 12 June 2023
Si i kaloi ditët e fundit të jetës Francesko Nuti

Aktori dhe regjisori Francesco Nuti ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në Romë. Ishte 68 vjeç dhe prej kohësh i sëmurë. Lajmin e dha vajza e tij, Ginevra që së bashku me familjarët falënderuan personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar për kohën e gjatë të sëmundjes. Familja kërkoi që të respektohet momenti i dhimbjes së tyre “dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të bëjë asnjë deklaratë më shumë”.

Francesco Nuti jetoi dy jetë. E para si aktor dhe regjisor, interpretues i asaj lloj komedie romantike dhe të hidhur që pati një ndikim të madh tek humoristët e brezave të mëvonshëm. Me butësinë e tij ai ishte një kampion në arkëtimet e viteve '80. Jeta e dytë ishte kur ra viktimë e krizës së kinemasë së tij komike, e karakterizuar nga një kalvar rëniesh, aksidentesh dhe sëmundjesh dhe që prej vitit 2006 e kishin bërë gjysmë të sëmurë.

Nuti ka interpretuar komedi brilante me tone surreale që patën sukses mahnitës: "Io, Chiara e lo Scuro", "Casablanca, Casablanca", "Të gjithë fajin e ka parajsa” dhe deri tek "Gratë me minifunde", filmi i suksesshëm i cili në vitet 1991/92 mposhti çdo rekord në arkëtime duke shënuar momentin më të suksesshëm të karrierës së tij. Ai ishte skenarist, regjisor dhe aktor kryesor përkrah bukuroshes Carole Bouquet.

Ndërkohë ai iu përkushtua edhe muzikës. Në vitin 1988 mori pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën "Sarà per te".

Kriza pas suksesit të madh

Rënia e arkëtimeve në fund të viteve 1990, e pakrahasueshme me sukseset e dekadës së mëparshme, bëri që Nuti të përjetonte depresion të thellë dhe probleme me alkoolin. Në 2003 pati edhe një tentativë për vetëvrasje. Por fati pati edhe një shaka të fundit për të.

Në prag të kthimit të tij në xhirime: më 3 shtator 2006, ai ra nga shkallët e shtëpisë së tij duke goditur kokën. Ai u dërgua me urgjencë në Poliklinikën Umberto I në Romë ku hyri në koma. U zgjua më 24 nëntor 2006 dhe u transferua në një qendër të specializuar. Tre vjet më vonë ai u kthye në shtëpinë e tij në Prato, i ndihmuar nga vëllai i tij Giovanni - mjek, kompozitor dhe bashkëpunëtor i tij në disa filma.

Ai nuk është më autonom dhe është i detyruar të jetojë në një karrige me rrota. Në janar 2016, Nuti u shfaq në krye të një çështje ligjore që e përfshiu atë kundër kujdestarit të tij 35-vjeçar gjeorgjian që u akuzua për keqtrajtim ndaj tij. Një vit pas shkarkimit, gjeorgjiani u arrestua pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande bashkatdhetarësh që merreshin me vjedhje dyqanesh.

Morto Francesco Nuti, l'attore toscano aveva 68 anni: la depressione,  l'incidente e l'ultimo ricovero - EtruriaNews

Në shtator të të njëjtit vit, ai u shtrua sërish në spital për një hemorragji cerebrale. Vitet e fundit i kaloi nëpër klinika rehabilitimi në Romë. Në vitin 2017 vajza e tij Ginevra, e lindur nga lidhja me aktoren Annamaria Malipiero, tha në një intervistë se ajo kishte kërkuar të ishte e vetmja kujdestare e babait të saj. "Tani që unë jam në moshë madhore, askush më mirë se unë nuk mund të kujdeset për të”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43