Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Numërohen 70% të votave. Kush kryeson

Lapsi.al 11 June 2023
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Numërohen 70% të votave. Kush kryeson

Qendra e votimit në Malin e Zi u mbyllën, teksa shumë shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të sjellë një qeveri të re për të zbatuar reformat ekonomike, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për ta çuar vendin anëtar të NATO-s më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Votimi është i pari në republikën ish-Jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet.

Pjesëmarrja e regjistruar një orë pas mbylljes ishte 50.8%, shumë më e ulët se ajo e regjistruar në zgjedhjet e vitit 2020 (74.9%) dhe 2016 (71.6%) dhe në zgjedhjet presidenciale të marsit të kaluar (60.5%).

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të publikuara nga CEMI, 70 përqind e votave tani janë numëruar dhe lëvizja centriste Evropa Tani vazhdon të kryesojë me 25.5 përqind.

Koalicioni opozitar Së bashku, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, është tani me 23.5 përqind.

Partia pro-serbe Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 15.1 përqind, ndërsa koalicioni centrist i URA dhe Mali i Zi Demokratik fitoi 12.3 përqind të votave.

Partia Boshnjake mori 8.6 për qind, Partia Socialdemokrate fitoi 3.3 për qind, Forumi Shqiptar mori 2.2 për qind,

Nuk janë raportuar parregullsi të mëdha deri më tani dhe pjesëmarrja aktualisht është 56.4 për qind.

Të këshilluara

Flet Kurti: Kosova është aleat i SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se Koso...

13:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43