Flash

Sulmi ndaj deputetë të PD/ Berisha: E bënë gangsterë dhe rrugaçë, skenar i Edi Ramës

Lapsi.al 7 June 2023
Sulmi ndaj deputetë të PD/ Berisha: E bënë gangsterë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për mbledhjen e tensionuar në kryesinë e PD-së ku deputetët dhe gazetarët u fyen dhe kërcënuan nga një grup militantësh që i prisnin jashtë godinës ku mbahej mbledhja.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. 

Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI