Flash

"Dhunë, kërcënime, sharje nga familja...", kurthi që u ngriti Basha deputetëve rrëfyer nga gazetarët

Lapsi.al 7 June 2023
"Dhunë, kërcënime, sharje nga familja...", kurthi

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD-së, deputetët që nuk ishin dakort me Lulzim Bashën janë gjendur në një atmosferë dhune dhe presioni nga simpatizantët e Lulzim Bashës që kërkonte me domosdoshmëri një datë për zgjedhje të kryetarit. Në fakt ashtu u vendos, në datën 29 korrik, në PD e vulës do të ketë zgjedhje për kryetar.

Ata që mendonin se zgjedhjet duhet të nisnin nga degët dhe më parë kishin përgatitur një platformë publike janë ofenduar, janë sharë, u është bërë vazhdimisht presione gjatë mbledhjes dhe kur janë larguar, janë kërcënuar nga një grup personash që mbështesnin Lulzim Bashën. Madje sipas gazetarit të Oraneës, Isa Myzyraj, që ka përshkruar situatën në një status në rrjetet sociale, edhe gazetarët që filmonin janë kërcënuar dhe rrezikonin të goditeshin. Më poshtë rrëfimi i gazetarit të Oraneës, Isa Myzyraj.

"Dhuna verbale, kërcënimet, sharjet dhe tentativat për dhunë fizike që janë ushtruar ndaj gazetarëve në orët e para të mëngjesit pranë selisë së Partisë Demokratike janë një këmbanë alarmi jo më vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetatëve.

Një grup personash të cilët qëndronin jashtë dyerve ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PD, pasi shanë dhe ofenduar disa deputetë të PD që dolën nga mbledhja, kërcënuan gazetarët që të fiknin kamerat dhe të mos regjistronin asgjë.

Më pas ata shanë, ofenduan dhe tentuan të dhunojnë fizikisht gazetarët rreth orës 01:40.

5 gazetatët që ndodheshin aty disponojnë video dhe incizime audio nga e gjithë skena, për aq sa na u lejua.

Siguria e gazetarëve është rrezikuar seriozisht sot në të gdhirë, ndaj politikanët e lartë të PD duhet urgjentisht të urdhërojnë mbështetësit e tyre që të ndalojnë menjëherë këto sjellje të rrezikshme që dëmtojnë lirinë e medias, dhe vënë gazetarët në rrezik.

Unë personalisht jam i tronditur nga sjellja e grupit mbështetës të Lulzim Bashës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese e kanë të gjithë skenën të dokumentuar nga kamerat e kryesisë së Kuvendit."

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI