Flash

VIDEO/ Kur Rama mbronte Dakon: Edhe në burg të shkojë është miku im

Lapsi.al 6 June 2023
VIDEO/ Kur Rama mbronte Dakon: Edhe në burg të shkojë

Për arrestimin e Vangjush Dakos, kryeministri Edi Rama bëri një reagim të thatë, madje pa ia përmendur emrin gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e së martës në Berat.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur”tha Rama.

Tashmë që edhe zgjedhjet mbaruan duket se kreu i qeverisë “e ka shitur” mikun e tij të vjetër. Ka mbetur në mendjen e shumë njerëzve se si Rama i dilte hapur në mbrojtje të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit. I ftuar në emisionin “Opinion”, mbrëmjen e 13 shkurtit 2020, Rama tha se edhe pse Dako ishte futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.

Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjerëve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg. Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS” – thoshte Rama në atë kohë për mikun e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI