Flash

Rama për arrestimin e Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Lapsi.al 6 June 2023
Rama për arrestimin e Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos nga SPAK.

Rama nuk ka marrë në mbrojtje njeriun deri dje shumë të afërt me të, por ka lënë të kuptohet se dicka duhet të ketë ndodhur dhe ai tashmë ndodhet përballë avokatit.

“Goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është krah avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e drejtësisë mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë. 

Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama në një takim në Berat.

Më këtë reagim të Ramës ajo që bën përshtypje është se ai lë të kuptohet se pushteti i drejtësisë në këtë rast mund të jetë përdorur edhe për gjëra që nuk shkojnë.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI