Flash

U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga i riu shqiptar në Rodos

Lapsi.al 6 June 2023
U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga i riu

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin grek, Rodos, pasi akuzohet për dhunë dhe përdhunim nga një turiste britanike.

Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar dhe përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar që e kishte njohur online. Gjatë pushimeve të saj në Rodos, e reja pranoi të shkonte për të notuar me 23-vjeçarin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 20-vjeçarja ka rrëfyer se është dhunuar dhe më pas është përdhunuar në një dhomë hoteli.

Nga ana tjetër, i riu shqiptar ka mohuar akuzat, por ndërkohë ndodhet në paraburgim, duke pritur vendimin nga drejtësia greke.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI