Flash

Rama darkë me Yuri Kim në rezidencën amerikane

Lapsi.al 6 June 2023
Rama darkë me Yuri Kim në rezidencën amerikane

Pasdite e mbushur me zhvillime të politikës dhe jo vetëm, kjo e martë. Pas arrestimit të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të thatë dhe pa ia përmendur emrin.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur” – tha Rama në Berat.

Pas kthimit prej andej, kreu i qeverisë shqiptare mësohet se ndodhet në një darkë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Darka ka nisur rreth orës 21.00 dhe po mbahet në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi. Kujtojmë se Kim e ka përfunduar mandatin e saj dhe së shpejti pritet të lërë vendin tonë ndërsa Dako është shpallur “non grata” nga DASH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI