Flash

Zyrtarët që arrestohen për korrupsion, Rama: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për PS

Lapsi.al 5 June 2023
Zyrtarët që arrestohen për korrupsion, Rama: Mos lejoni që

Një sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë sot u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë kësaj here vetëm socialistëve.

Në turin e falënderimeve për ata që votuan PS-në në 14 maj, Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për partinë”.

Ndonëse nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë.

“E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje.

E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

Sot gjykata la në burg Joana Duron, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë pasi mori ryshfet 330 mijë lekë që të ndërhynte për një tender.

Të këshilluara

Zbardhet platforma e grupit të PD

Zbardhet platforma e grupit të PD. Grupi parlamentar ka dalë me një qëndrim dhe platformë nisur nga situata në PD. Një nga pikat e platformës thekson se ësht...

15:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI