Flash

Dritë jeshile për Neuralink/ Çfarë duhet të dini për çipat që do vendosim në tru

Lapsi.al 5 June 2023
Dritë jeshile për Neuralink/ Çfarë duhet të dini

Cfarë janë çipat Neuralink, që këtë javë morën dritën jeshile për t’iu instaluar njerëzve në tru dhe që pritet të ndryshojnë njerëzimin përgjithmonë 

Neuralink është një nga kompanitë e Elon Musk, miliarderit inovativ që drejton Teslan, kompaninë e raketave SpaceX dhe rrjetin social Twitter.

Ndërsa Tesla, SpaceX apo Twitter kanë bërë bujë globalisht për ç’ka afrojnë, dhe shpesh atribuohen si diamantët në kurorën e sukseseve të Elon Musk, Neuralink mund të jetë nisma që do t’i shënojë Muskut emrin në librat e historisë.

Kjo mund të jetë nisma që do ta shtyjë njerëzimin në një nivel tjetër.

Por çfarë është Neuralink

Produkti që ka ndërtuar kjo kompani është një çip i vogël me qëllim instalimin në trurin e njeriut.

(Modeli i parë i çipit të Neuralink)

Ky çip, me madhësinë e një monedhe, pritet të realizojë çfarë ka qenë e pamundur deri sot. Modeli i parë i çipit të Neuralink është dizenjuar për të kuruar paralizat, parkinsonin, verbërinë apo të qenurit i shurdhër.

Dhe ky pretendim mbështetet në fakte. Në një prezantim vitin e kaluar, Musk tregoi se si nëpërmjet disa tasteve në kompjuter mund t’i lëviznin në mënyrë të kontrolluar këmbën e pasme një derri. Ai as nuk reagonte. Fundja, komanda i vinte nga truri. Ose më saktë nga çipi i instaluar në trurin e tij.

(Shkencëtarët e Neuralink duke mbikqyrur aktivitetin e trurit të derrit)

Pra çipi i Neuralink pritet të kurojë probleme mjekësore të rënda që teknologjia e sotme nuk ka arritur ti zgjidhë.

Ndërsa në të ardhmen, në fund të kësaj dekade, Musk ka thënë se potenciali i Neuralink është edhe më i jashtëzakonshëm. Sipas biznesmenit, çipi do të ndërhyjë deri në pjesët më të thella të trurit, ku do të arrihet të kurohet depresioni, do të zhduken memorjet e dhimbshme për njerëzit, dhe do të kurohen mendimet vetëvrasëse.

Qëllimi final, sipas Musk, është simbioza me inteligjencën artificiale. Thënë ndryshe njeriu dhe Inteligjenca Artificiale të funksionojnë si një dhe i vetëm.

Ndërsa Musk njihet gjerësisht si optimist, për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale ka bërë vetëm parashikime apokaliptike. Sipas tij, nuk ka rrezik më të madh që i kanoset njerëzimit se ky. E vetmja mënyrë për ta kontrolluar këtë inteligjencë, Musk thotë se është nëse njerëzimi bëhet vetë pjesë e saj.

Duke marrë parasysh të gjitha këto informacione, opinioni publik është i ndarë më dysh për Neuralinkun.

Elon Musk

(Elon Musk duke prezantuar robotin që do instalojë çipin në trurin e njerëzve)

Njerëzit janë entuziastë për kurimin e sëmundjeve të rënda, por janë thellësisht skeptikë për aksesin që kjo kompani do të ketë në jetët e njërëzve nëpërmjet çipave.

Bota është mësuar me skandalet e vjedhjes masive së të dhënave. I gjithë aktiviteti ynë online, nga Informacionet, mesazhet, reagimet, ruhen diku. Kompanitë i kontrollojnë këto të dhëna dhe i përdorin për para, duke na reklamuar çfarë na intereson secilit prej nesh.

Atëherë, duke marrë parasysh këto skandale, Kush jep garanci të plotë se gjithçka që ky çip bën në trurin tonë nuk do të kontrollohet dhe nuk do të përdoret?

Është pikërisht kjo pyetje që shtron terrenin perfekt për t’u mbjellë teori konspirative nga më drithërueset.

A është ky mjeti më perfekt për të pasur kontroll total? A është vendosja e këtyre çipave tek njerëzit forma finale e nënshtrimit të njerëzve, kthimit të tyre në kavje, eliminimit të mendimit dhe kontrollit të trupit?

E ndërsa trajtimi i këtyre tezave do të na bënte të encim në terrenin e filmave fantastiko-shkencorë, një gjë është e sigurt. Dekada që na pret do të shtrojë rrugën pa kthim të një njeriu-zot. Një specieje që autori i mirënjohur Yuval Noah Harari ka marrë guximin ta quajë “Homo Deus”.

Nga Arbër Kaceli, ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zbardhet platforma e grupit të PD

Zbardhet platforma e grupit të PD. Grupi parlamentar ka dalë me një qëndrim dhe platformë nisur nga situata në PD. Një nga pikat e platformës thekson se ësht...

15:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI