Flash

Tensionet në veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Lapsi.al 5 June 2023
Tensionet në veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë

NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi Turqinë për dërgimin e trupave përforcues për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

“Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta”, citohet t’i ketë thënë Stoltenberg presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdoganit, më 4 qershor.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./REL

Të këshilluara

Zbardhet platforma e grupit të PD

Zbardhet platforma e grupit të PD. Grupi parlamentar ka dalë me një qëndrim dhe platformë nisur nga situata në PD. Një nga pikat e platformës thekson se ësht...

15:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI