Flash

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Lapsi.al 2 June 2023
Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për ç’tensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. /REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI