Flash

Deputeti gjerman: Trazirat në veri të Kosovës, të rrezikshme

Lapsi.al 2 June 2023
Deputeti gjerman: Trazirat në veri të Kosovës, të rrezikshme

Në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës, që shpërthyen në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it ditët e fundit, është shprehur edhe Thomas Hacker, deputet liberal gjerman, (FDP) dhe raportues për vendet e Ballkanit Perëndimor në grupin parlamentar të liberalëve.

"Ditët e fundit kanë treguar, se trazirat dhe klima e mosbesimit në veri të Kosovës kanë çuar në dinamikë të rrezikshme, që nuk duhen toleruar dhe bien ndesh me Marrëveshjen e Ohrit" – thotë ai.

Deputeti gjerman e ka përshëndetur kërkesën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhje të reja në 4 komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë. Por sipas Hacker ato mund të ulin tensionet vetëm nëse merr pjesë Lista Srpska dhe lirohet nga diktati i Beogradit. E qartë është që një bojkot i ri i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshuar situatën, thekson Thomas Hacker.

“Pala kosovare duhet të ulë prezencën joproporcionale në veri të Kosovës dhe të mos përpiqet të nxjerrë kapital politik nga vakuumi aktual i sigurisë. Kjo sjellje i shërben vetëm narrativit të Beogradit dhe i mundëson Vuçiqit të largojë vëmendjen nga gjendja e brendshme politike në Serbi", - është shprehur në një njoftim për shtypin, deputeti gjerman. /DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI