Flash

Opozita e Kosovës në alarm pas sanksioneve amerikane

Lapsi.al 30 May 2023
Opozita e Kosovës në alarm pas sanksioneve amerikane

Opozita e Kosovës është shprehur e alarmuar nga sanksionet amerikane dhe fajësoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë bashkërendimi me aleatin kryesor të Kosovës. Ishte ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier që deklaroi sot se Kosova ishte përjashtuar nga stërvitja ndërkombëtare "Defender Europe 2023" si masë e parë pasi qeveria e Prishtinës nuk pranoi të tërheqë krerët e rinj të komunave nga veriu. 

Partia Demokratike e Kosovës shprehu “zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se zhvillimet në veri tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe trupave të NATO-s.

“Por e panjohur, zhgënjyese dhe së këndejmi e rrezikshme e me pasoja afatgjata për vet shtetin tonë, mbetet qasja e Kryeministrit, Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera drejtuese në raport me aleatët historikë të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtij provokimi në Veri. Mungesa e koordinimit të ngushtë për ndërmarrjen e hapave politik në bashkërendim me shtetet mike, në veçanti në fushën e sigurisë, e ka vënë shtetin tonë, si rrallëherë më parë, në përplasje të hapur me aleatët më të mëdhenj”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Nga përplasja me grupet kriminale në veri, thuhet në komunikatë, “qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, - thuhet mes tjerash në komunikatën e Lidhjes Demokratike.

Aty theksohet se “arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë. Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi ndërkaq se “përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike”. 

 

Ai shkroi se shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. “Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t'i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Ambasadori amerikan zbardh listën e ndëshkimeve për Kosovën

Të këshilluara

Kuçovë, gjendet i vdekur 74-vjeçari

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur pa shenja jete në një tokë pasditen e sotme. Mësohet se trupi i Lefter Tolit u gjet pa shenja ...

18:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI