Kurti shprehu pakënaqësinë e tij për këtë deklaratë, duke e cilësuar atë “zbutje” të Vuçiçit. “Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive”, - tha Kurti, duke folur për “The Guardian” në telefon nga Prishtina. "Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme." Që atëherë, Kurti tha se kishte folur me Gabriel Escobar, të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin. Ai tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të ndryshme, ose t'i bënin ata të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar. “Nuk mund të kemi kryetarë komunash me Zoom. Ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t'i dorëzohet milicisë fashiste" – tha Kurti. Në shenjë se sa shumë i kanë dëmtuar ngjarjet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i tha Financial Times të martën se SHBA do të anulojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Kosovën dhe do të pezullojë takimet diplomatike. “Do të habitesha nëse, në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të vizitonin SHBA-në,” - tha Hovenier. Kurti këmbëngul se kryetarët e rinj do të vazhdojnë të punojnë nga zyrat komunale. “Këta janë kryetarë administrativë, teknikë që janë të domosdoshëm për funksionimin normal të komunave… Unë e pranoj se legjitimiteti politik i këtyre kryetarëve është i ulët, por legjitimiteti i të tjerëve është zero”, - tha ai. Kosova është mbështetur fuqishëm nga perëndimi, por mosnjohja nga Rusia, Kina dhe madje 5 nga 27 vendet e BE-së ka bërë që ajo të mos jetë në gjendje të zërë një vend në OKB ose në shumicën e organizatave të tjera ndërkombëtare. Një marrëveshje e nënshkruar në fillim të këtij viti, e ndërmjetësuar nga BE-ja, parashikonte që Kosova t'u jepte të drejta komunave serbe në veri dhe Beogradi të pajtohej për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, por dhuna e fundit tregon se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të zbatuar marrëveshjen. Të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një konferencë për shtyp në Oslo se aleanca do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë. “Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa të tjera nga forca rezervë operative për Ballkanin Perëndimor dhe të vendosim një batalion shtesë të forcave rezervë në gatishmëri të lartë, në mënyrë që ato të mund të dislokohen nëse është e nevojshme” - tha ai. ©Marrë nga The Guardian, LAPSI.alWe strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023