Flash

KAS hap një kuti në Mallakastër, PS i kishte marrë votat PDIU-së

Lapsi.al 30 May 2023
KAS hap një kuti në Mallakastër, PS i kishte marrë votat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ shqyrtoi këtë të martë një kërkesë të bërë nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ajo kundërshtonte rezultatin e miratuar në qendër votimi në Mallakastër ku KZAZ nuk i kishte dhënë asnjë votë për Këshillin Bashkiak.

Pasi dëgjoi palët KAS pranoi provat dhe një shkresë të bërë nga anëtarët e grupit të numërimit dhe KZAZ që pranonte vetë se kanë reflektuar në mënyrë jo të saktë shifrat në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit. Megjithatë KAS vendosi që të numërojë vetë votat e kësaj qendre.

Pasi u hap kutia, u vu re se PS nga 161 vota që i kishte dhënë KZAZ, iu gjetën vetëm 98 vota ndërsa PDIU nga 0 vota kishte në kuti 63 vota. Në këtë situatë KAS vendosi që të ndryshojë rezultatin përfundimtar. PDIU kishte bërë edhe një ankesë për zgjedhjet në Delvinë, por më pas u tërhoq nga ankesa.

KAS mori në shqyrtim edhe një ankesë të bërë nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" që kundërshton rezultatin për kreun e bashkisë së Belshit. Kandidati i PS-së në këtë bashki, Belsh Arif Tafani fitoi me vetëm 40 vota më shumë se Bedri Qypi i opozitës. Opozita thotë se përcaktues për fitoren kanë qenë votat e burgut të Kosovës. 229 vota në këtë njësi kanë qenë të pavlefshme.

Koalicioni opozitar kërkoi r?????̈????? ?ℎ? ???????̈????? ? ?????? ??̈ ??̈ ????ℎ? ??????? ? ??????? si dhe shpalljen të pavlefshme të votrave të dhëna në burg të cilat rezultuan të gjitha në favor të kandidatit të mazhorancës. Për këtë çështje KAS vendosi të marrë kohë duke u lënë kohë ankuesve deri ditën e hënë për të depozituar fizikisht provat e relatuara gjatë shqyrtimit.

KAS vendosi të kërkojë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për 22 zgjedhësit burgut të Kosovës, lidhur me masën e dënimit, kohën kur janë dërguar këta zgjedhës në këtë IEVP, si dhe nëse janë në kushtet e ndalimit sipas parashikimeve të ligjit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për përmbysje të të gjitha të arriturave të Kosovës. Lidhur me përjash...

18:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI