Flash

Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurtit i treguam se sa serioze është situata në veri, s’na ktheu përgjigje në kërkesën tonë

Lapsi.al 30 May 2023
Ambasadori amerikan në Kosovë: Kurtit i treguam se sa serioze

Kosova të premten dërgoi tre kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore për të hyrë në objektet komunale nën shoqërimin e forcave policore. Ky veprim nuk u prit mirë nga qytetarët e atjeshëm gjë që çoi në përplasje mes serbëve lokalë dhe forcave policore.

Edhe bashkësia ndërkombëtare u deklarua kundër këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës.

Më e ashpra deri më tani doli SHBA-ja, e cila e paralajmëroi Kosovën për prishje të raporteve mes dy vendeve.

Dhe duket se paralajmërimi u bë real.

Sot, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës.

Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.

Në këtë takim, Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar përgjigje.

“Më duhet të them se në këtë moment kemi kërkuar shumë direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Më duhet të them se në këtë moment, nuk do të gjeni shumë entuziazëm nga ana e SHBA-së për t’ju përgjigjur interesave tjera të Kosovës, siç është angazhimi me shtetet mosnjohëse apo puna aktive për të avancuar trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Na vjen keq shumë që ka ardhur deri këtu puna, por më duhet të jem i sinqertë se kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti të marrë këshillën tonë dhe të ndërmarrë disa veprime për të arritur depërshkallëzimin në veri, dhe të vazhdojë me çështjet prioritare që janë implementimi i plotë i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit e jo shpërqendrimit dhe konfliktit të panevojshëm në veri”, potencoi kryediplomati amerikan në Kosovë, Hovenier.

Të këshilluara

Haradinaj: Albin Kurti të japë dorëheqje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për përmbysje të të gjitha të arriturave të Kosovës. Lidhur me përjash...

18:37

Sia diagnostikohet me autizëm

Sia zbuloi se ajo ka marrë një diagnozë të vonë të autizmit. "Unë jam në spektër dhe jam në rikuperim " tha këngëtarja e "Chandelier" të enjten gjatë një bis...

18:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI