Flash

Droni zbulon parcelën me kanαbis në Shkodër, në kërkim kultivuesit

Lapsi.al 11 May 2023
Droni zbulon parcelën me kanαbis në Shkodër, në

Një parcelë me bimë narkotike kanabis është zbuluar nga një dron i policisë në Vaun e Dejës, Shkodër. Kontrollet nga policia kanë zbuluar një ambient të hapur ku ishin mbjellë në kubikë 500 fidanë narkotikë në fshatin Ashtë të Shkodrës. Ato u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët kishin kultivuar këtë parcelë.

Njoftimi i policisë:

“Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ashta”. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga strukturat e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Si rezultat i kontrolleve me dron, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve me dron, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta”, kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ku ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Të këshilluara

Kurti dhe Lajçak takohen në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së ...

08:07

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebesh...

07:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI