Flash

I dënuar për një νrasje të kryer në vitin 1996, arrestohet 45-vjeçari

Lapsi.al 8 May 2023
I dënuar për një νrasje të kryer në vitin 1996,

Një 45-vjeçar u arrestua këtë të hënë në portin e Vlorës, pasi ishte dënuar dhe shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 1996. Edmond Panaori ka rënë në pranga nga policia Kufitare në portin e Vlorës teksa vinte në Shqipëri nga Italia. Mësohet se Panaori ka vrarë me armë të ftohtë shtetasin G. S. në fshatin Mbers të Fierit. Gjykata e ka dënuar me 10 vite burg. Nga to. Panaorit i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.

Njoftimi i policisë

Port Vlorë/I shpallur në kërkim nga DVP Fier, për vrasje me dashje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

45-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, për tentativën e tij për t’u futur në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit:

Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.

45-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI