Flash

Tmerr/ Vietnami rekord temperaturash, 44 gradë celsius

Lapsi.al 7 May 2023
Tmerr/ Vietnami rekord temperaturash, 44 gradë celsius

Vietnami ka regjistruar temperatura rekord prej 44.1 gradë Celsius.

Mediat e huaja shkruajnë se një ditë më parë në një stacion meteorologjik në veri të vendit, është regjistruar temperatura prej 44.1 gradë celsius, e cila e kalon rekordin e mëparshëm kombëtar prej 43.4 gradë Celsius, të regjistruar më 20 prill 2019 në distriktin Huong Khe, provinca Ha Tinh, Vietnami Qendror.

Matja është bërë nga një stacion në provincën Tan Hoa (pjesa qendrore-veriore e vendit), sipas qendrës kombëtare të parashikimit meteorologjik.

“Është një rekord shqetësues në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale,” tha eksperti i klimës Nguyen Ngoc Hui nga kryeqyteti Hanoi.

Klima në Vietnam ndryshon sipas rajonit, por në përgjithësi vendi tani po hyn në muajt e tij më të ngrohtë.

Azia Jugore ka përjetuar një valë të nxehti në pjesën më të madhe të muajit prill, ndërkohë që edhe vendet fqinje kanë shënuar temperatura rekord.

Në të gjithë vendin, ekspertët e motit dhe autoritetet kishin paralajmëruar popullatën të qëndronte brenda në pjesët më të nxehta të ditës.

Vietnami raporton temperaturë rekord të lartë, merkuri arrin 44.1°C në provincën veriore

Danang i ka kërkuar ministrive të industrisë dhe energjisë elektrike të Vietnamit që të "bashkëpunojnë për të përballuar në mënyrë efektive të nxehtin, thatësirën e mundshme, mungesën e ujit", sipas mediave shtetërore.

Zyrtarët i kanë thënë gjithashtu kompanisë së furnizimit me ujë të qytetit që të sigurohet se ka "furnizime të mjaftueshme me ujë për përdorim shtëpiak".

Mesditën e së shtunës, qendra e qytetit Hanoi ishte pothuajse bosh pasi shumë mbetën brenda për të shmangur diellin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI