Flash

Tjetër masakër në Teksas: Makina përfundon në stacionin e autobusit, 7 të vrarë

Lapsi.al 8 May 2023
Tjetër masakër në Teksas: Makina përfundon në stacionin

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Teksas të SHBA. Të paktën 7 persona kanë mbetur të vrarë, pasi një makinë goditi një grup njerëzish në një stacion autobusi, që ndodhej pranë një qendre për të pastrehët dhe emigrantët. Ngjarja ndodhi në qytetin e Brownsville, pranë kufirit meksikan, rreth orës 08:30, me orën lokale.

Të paktën 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Shoferi i automjetit u arrestua nga autoritetet. Policia e Brownsville thotë se nuk është ende e qartë nëse përplasja ishte e qëllimshme ose jo.

Megjithatë, drejtuesi i qendrës që ndodhet pranë, Victor Maldonado, tha se në kamerat e sigurisë makina shfaqet duke ardhur me shpejtësi të madhe dhe duke u futur në mes të njerëzve që ishin ulur duke pritur autobusin.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin me origjinë nga Venezuela. Autori i dyshuar u dërgua po ashtu në spital, ku mësohet se po i nënshtrohet testit të alkoolit dhe drogës.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që trondit shtetin amerikan të Teksasit, në harkun kohor të pak orëve.

Të shtunën, 9 persona, përfshirë dhe autorin e ngjarjes mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një qendër tregtare në Allen.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI