Flash

Emigrantët/ Rama në Britaninë e Madhe: Nuk e sollën shqiptarët drøgën këtu, ata përdoren nga κriminelët

Lapsi.al 24 March 2023
Emigrantët/ Rama në Britaninë e Madhe: Nuk e sollën

Gjatë bashkëbisedimit në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Britanisë së Madhe, kryeministri Edi Rama ka folur për emigrantët e vendit tonë. Ai ka thënë se të rinjtë shqiptarë po përdoren nga kriminelët. Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se ata nuk e sollën krimin, por e gjetën atje. Të njëjtin mendim ndau edhe sa i takon drogës, kur tha se ata gjetën tregun në Britaninë e Madhe.

Rama:

Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Kriminelët shqiptar nuk e sollën krimin këtu, e gjetën këtu. Nuk e sollën drogën gjetën tregun. Kjo është e vërteta. Për ta lidhur këtë se kjo është propagandë. Tani jemi shumë të interesuar për ta goditur atë dhe do e godasim.

Kjo do jetë e suksesshme dhe ne do të jemi në një pozitë shumë të mirë por te vecosh shqiptarët. Dua Lipa është një emigrante shqiptare, kendon si nje shqiptaro britanike. E njejta gjë edhe për atë djalin në varke.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte, deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. N...

07:55

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI