Flash

Vrαsja e shqiptarit në Mykonos/ Rrëfehet grekja që u bë “mollë sherri”

Lapsi.al 20 February 2023
Vrαsja e shqiptarit në Mykonos/ Rrëfehet grekja që u

Një 34-vjeçar shqiptar u vrα mbrëmjen e së dielës në një lokal nate në ishullin e Mykonos në Greqi. Visar Dakramaj u qëllua me një plumb në kokë nga një 33-vjeçar grek që përdori një armë gjahu pas një sherri fizik mes të dyve.

Shkaku ishte një vajzë 23-vjeçare me të cilën viktima kishte pasur një lidhje 2 vjet më parë. Ajpo është marrë në pyetje nga hetuesit e Mykonos për atë që ndodhi mes dy të rinjve. Mediat greke e përshkruajnë të renë si “një brune me sy të bukur” që është gjendur në mes të një përplasjeje mes shqiptarit dhe grekut.

Ajo u tha hetuesve se gjendej në një gjendje të renduar emocionale. Ajo ka pranuar lidhjen në të shkuarën me shqiptarin e vrarë, lidhje që ndoshta nuk ishte mbyllur ende. Vajza ka pranuar se ndërkohë kishte parë edhe një interes për të nga autori.

Ata janë përballur në lokal dhe fillimisht janë grindur me fjalë e më pas me grushte dhe sende të forta për gati 10 minuta. Më pas 33-vjeçari grek kishte shkuar në banesë dhe kishte marrë një armë gjahu.

Ai ka pritur me armë në makinë dhe sapo shqiptari ka dalë nga lokali, ai kishte hapur zjarr ndaj tij. Mediat greke që citojnë të dhëna nga hetimi shkruajnë se si viktima ashtu edhe autori kanë qenë të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="880"]mykonos_thima_in Viktima[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="880"]mykonos_thitis Autori[/caption]

Të këshilluara

Covid i merr jetën gruas nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit, ku mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është infektua...

19:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI