Flash

‘Fijet’ e krιmit të shtrira edhe në Elbasan, hiqen 37 kamera sigurie

Lapsi.al 1 February 2023
‘Fijet’ e krιmit të shtrira edhe në Elbasan, hiqen 37

Prej disa ditësh ka nisur një aksion nga policia për zbulimin dhe heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme. Ato dyshohet se janë vënë kryesisht nga bandat kriminale. Ky operacional mbarëkombëtar i koduar “Fijet" është shtrirë në disa qytete të vendit. Këtë të mërkurë policia njofton se 37 kamera sigurie u çmontuan në disa lagje të Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë 10 persona.

Në lagjet "5 Maji", "Sul Paprri", "Syrja Dylgjeri" dhe "Çlirimi" të Elbasanit u çmontuan 28 kamera dhe u vunë nën hetim 5 persona të identifikuar si: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I. Në Gramsh u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI