Flash

Përmirësohet situata në Shkodër, 500 Ha mbeten nën ujë

Lapsi.al 1 February 2023
Përmirësohet situata në Shkodër, 500 Ha mbeten nën

Situata e krijuar nga përmbytjet është përmirësuar në Shkodër. Në përditësimin e sjellë nga bashkia sqarohet se sipërfaqja totale e përmbytur është 500 hektarë. Kjo reflekton një rënie me 520 hektarë që prej ditës së djeshme. Gjithashtu, situata është përmirësuar dhe në rrugën e Obotit pasi nuk ka prezencë uji. Grupet e bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 01.02.2023 paraqitet si me poshte :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 e pandryshuar me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.98 m ka renie me 12 cm me diten djeshme( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 500 Ha, ka renie me 520 Ha me diten e djeshme.

Njesia Administrative Ana e Malit 500 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit nuk ka prezence uji .

Ujesjellesi Oblika 1 eshte vene ne funksion.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI