Flash

Baret dhe restorantet shqiptare kërkojnë punëtorë në Filipine

Lapsi.al 1 February 2023
Baret dhe restorantet shqiptare kërkojnë punëtorë në

Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 50,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

Nga marsi pritet rritje e fortë çmimesh

Shoqata e bareve dhe Restoranteve paralajmëron gjithashtu nga marsi do të ketë të fortë të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çjarave.

“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve, nga kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë të dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet.

Edhe vlera e investimeve për rinovim baresh apo blerje të tyre është rritur 30 deri 40% më shumë për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Në kahun tjetër nga importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera është paralajmëruar rritje e çmimeve 7-8% më shumë se vjet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, nga 23 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%./ Monitor

Të këshilluara

Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ...

12:37

Ndryshon çmimi i karburanteve në Shqipëri

Në vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës është vendosur që çmimi i naftës të jetë 200 lekë/litri. Kjo reflekton një rënie me 6 lekë nga vendimi i dat...

12:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI