Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Lapsi.al 1 February 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Territori Shqiptar; në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet motit në zonat malore. Për sa i përket, pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit ki në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore. Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në territorin e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Kosovën. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do te jenë të ulëta duke bërë që ngricat të mbeten prezente në të gjithë akset rrugore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo ka sjell kthjellime dhe kalime te pakta vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëvë të pasdites dhe mbrëmjes, por nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e MV. Temperaturat e ulëta si edhe era e ftohtë verilindore do të jenë dy parametrat problematikë në republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Masat e ftohta dhe të thata me origjinë lindore do të diktojnë mot të kthjellët POR të ftohte. Temperatura të ulëta do të shënohen në gadishullin Iberik dhe rajonin e ballkanit. Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me reshje dëbore dhe ngrica. Po ashtu, vijon problematike situata e dëborës së dendur dhe stuhive të forta të erës në Europën Lindore dhe pjesërisht atë veriore.

Të këshilluara

Takimet Rama-McGonigal, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ...

12:37

Ndryshon çmimi i karburanteve në Shqipëri

Në vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës është vendosur që çmimi i naftës të jetë 200 lekë/litri. Kjo reflekton një rënie me 6 lekë nga vendimi i dat...

12:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI