Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Përndoqi të renë në Tiranë, arrestohet 62-vjeçari

Lapsi.al 7 December 2022
Përndoqi të renë në Tiranë, arrestohet

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar pasi ka përndjekur një vajzë 25 vjeçare. Gjithashtu, policia bën me dije se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë për lidhje të paligjshme energjie, drejtim mjeti pa leje dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin O. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Sh., 62 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. F., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. Zh., 29 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI