Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Apeli rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për pafajësi

Lapsi.al 7 December 2022
Apeli rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorit të TVSH-së, Thoma Gëllçi për pafajësi. Togat e zeza të apelit të posaçëm kanë miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit e 4 muaj ish drejtorin. Ai u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Gjithashtu në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor te vitit 2021.

Në gusht të 2022, ish drejtori la qelitë për shkak të përfundimit të dënimit. Pas arrestimit në atë kohë përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI