Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka treguar momentin kur kryetari i PD, Sali Berisha u sulmua gjatë protestës. Ai tha se agresori ndaj kryedemokratit është porositur nga qeveria. Sipas tij Berisha arriti ta përballonte sulmin dhe tregoi kurajo duke vijuar protestën.
“Jemi takuar me Berishën që në seli. Kemi folur për protestën paqësore dhe thamë që ne nuk duhet të japim asnjë shkak pasi protesta e ka dhënë mesazhin e saj. Berisha dhe Meta qëndruan së bashku në zyrë për 45 minuta. Ne diskutuam se cilat do të jenë mesazhet që do u japim ndërkombëtarëve dhe që nuk do të biem pre e provokimeve.
Ky ishte një provokim i pastër. Nuk e kuptova në momentin e parë. Nuk e pashë nëse ishte grusht. Pashë një lëkundje të Berishës nga goditja dhe më pas u afruan simpatizantët. Berisha e pa që në momentin e parë që kishte gjak në fytyrë. Sigurisht kishte emocione.
Po mos kishte ndërhyrje nga Meta dhe Breçani, autori mund të kishte humbur jetën. U pa që ishte provokim. Me atë rritim turma mund të bënte çdo gjë. Psikologjia e turmës në situata të tilla është e paparashikueshme.
Berisha reagoi me kurajë dhe si lider. Menjëherë iu hoq gjaku… Kjo është faza e fundit që mund të bëjë kjo qeveri. Në i kishim mesazhet që Europa i kishte vënë këtij regjimi. Fati i madh që nuk pati viktima. Ky është një moment tepër i rëndësishëm dhe tregon që jemi para një realiteti ku Shqipëria ka shkarë nga rruga demokratike”, - tha Nesho në Opinion. ©LAPSI.al