Flash

Me Rusinë apo BE-në? Kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund të ulet në dy karrige

Lapsi.al 6 December 2022
Me Rusinë apo BE-në? Kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se është koha e fundit që Serbia, nëse do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, t’i harmonizojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige dhe se nuk po luan një rol pozitiv në rajon, duke qenë se nuk i ka vënë as Rusisë sanksione.

'Tani s’është koha të ulet në dy karrige. Nëse Serbia në të vërtetë ka ambicie dhe është e përkushtuar t’i bashkohet BE-së, është koha që të rreshtojë pozicionin e vet krah politikës së jashtme po ashtu. Deklarata e Plenkoviç u bë në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë', u shpreh Plenkoviç.

Të këshilluara

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me 3 lekë

Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës sipas vendimit të publikuar ditën e sotme.Çmimi i benzinës gjithashtu është ulur me 3 lekë, ndërsa gazi ...

20:23

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në aksin rrugor Shkozë – TEG. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një sh...

18:52

Shpërthime në veri të Kosovës

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Sipas raportimeve të disa mediav...

17:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI