Flash

Sulmet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Kriminelët që paguhen nga Serbia e dinë se po ju vjen fundi

Lapsi.al 6 December 2022
Sulmet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Kriminelët që

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës nga bandat serbe të mbështetura nga Beogradi.

"Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë", shkruan Kurti.

Të këshilluara

42 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 42 raste të reja me COVID nga 532 testime të kryera në total. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashk...

18:38

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me 3 lekë

Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës sipas vendimit të publikuar ditën e sotme.Çmimi i benzinës gjithashtu është ulur me 3 lekë, ndërsa gazi ...

20:23

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në aksin rrugor Shkozë – TEG. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një sh...

18:52

Shpërthime në veri të Kosovës

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Sipas raportimeve të disa mediav...

17:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI