Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Goditi Berishën me grusht, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Lapsi.al 7 December 2022
Goditi Berishën me grusht, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

“Do të flas në një moment të dytë, sepse nuk jam mirë nga gjendja shëndetësorë”, kështu ka deklaruar Gert Shehu, 31-vjeçari i cili dhunoi me grusht Sali Berishën, ditën e djeshme gjatë protestës.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje për ngjarjen e një ditë më parë, ndërsa thotë se mjekët e Spitalit të Traumës i kanë konfirmuar se nga goditjet Shehu ka pasuar një krisje në hundë dhe nuk ka rrezik për jetën. 31-vjecari po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa theksoi se “ajo që dihet paraprakisht është se prokurori i çështjes ka ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe të plagosjes së lehtë”.

Lala u shpreh se paraprakisht gjasat janë që masa për Gert Shehun pritet të jetë ajo e arrestit me burg.

“Për cilën arsye është goditur Berisha dhe a ka pasur persona të tjerë që e kanë shtyrë, sepse deri tani është parë vetëm akti dhe janë ngritur dyshime dhe si nuk ishte pikasur nga forcat e policisë, në një kohë kur siguria ishte në nivelet më të larta. Në këtë kuptim do ketë edhe një hetim, por policia ende nuk e ka të qartë motivin”, theksoi Lala.

Pavarësisht akuzave politike, gazetarja tha se është Prokuroria ajo që do të dalë me përfundim, por theksoi se mund të mbyllen e hetimet por pa dalë me një përfundim.

Sa i takon raportit mjekësor, Lala u shpreh se ai raport që qarkulloi ditën e djeshme nuk është marrë në formën e kërkuar ligjore.

“Një raport mjekësor që është shpërndarë ditën e djeshme në media nuk është marrë në formën e kërkuar ligjore, që të përcaktohet nëse Gerti Shehu ka ose jo probleme të karakterit mendor apo vuan nga probleme të kësaj natyre. Do të jenë ekspertët që do caktohen nga prokurori i çështjes, Dritan Nushi krahas ekspertizës mjeko ligjore për të përcaktuar se dëmtimet që ai ka pësuar gjatë goditjes, do të jetë edhe një akt tjetër që do të kryhet nga një grup ekspertësh për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Dhe do të jenë ekspertë të fushave të ndryshëm që do ta kryejnë këtë akt brenda afateve.

Sipas policisë ai dokument është shpërndarë nga familjarët e personit që kreu dhunën. Parë në këtë këndvështrim nuk ka asnjë fuqi ligjore dhe duke mos ditur mënyrën si është lëshuar ky dokument, policia dhe prokuroria e kanë marrë me dyshim. Edhe mjeku do të thirret dhe është bërë gati një fletë thirrje për të dhënë shpjegime, po ashtu prokuroria do të sekuestrojë të gjithë regjistrat e Gerti Shehut dhe do të shihen të gjitha rekomandimet. Nëse mbetet vetëm ky raport, atëherë nuk ka vlerë ligjore”, shpjegoi Lala./ BW

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI