Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Osmani: Vetëm nëse e kërkojnë organet e sigurisë

Lapsi.al 7 December 2022
Shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Osmani: Vetëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në veri të Kosovës, vetëm nëse për këtë çështje do të japin vlerësim organet e sigurisë dhe ato zgjedhore.

Kështu tha Presidenca e Kosovës lidhur me pyetjen nëse ka kushte që të mbahen zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, pasi në ditë më parë pati shpërthime dhe të shtëna armësh në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës tha se po shoqëronte zyrtarët komunalë zgjedhorë në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, kur persona dhe grupe, siç tha të maskuar, përdorën “mjete të rrezikshme dhe granata dore, përfshirë të prodhimit jugosllav” dhe dëmtuar zyrat zgjedhore.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, tha për mediat, Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit.

Ende nuk dihet se kur do të bëhet vlerësimi për sigurinë në veri, por nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar se presin nga Policia e Kosovës të bëjë një vlerësim të tillë, të cilin më pas do t’ia dërgojnë Presidencës.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje.

Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, vlerësoi se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, të caktuara për 18 dhjetor.

Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë".

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se qasja në veri e institucionit që ai udhëheq është e kufizuar.

Ai tha se se në rrethana të tilla, "nuk mund të punohet sipas planeve të parapara".

"Është e padrejtë të kërkohet nga zyrtarët tanë që të dërgohen në një vend ku ka pasiguri", tha Radoniqi më 6 dhjetor.

Incidentet në veri të Kosovës janë dënuar nga zyrtarët në Prishtinë, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të shtohet numri i policëve në këtë pjesë të vendit. /REL

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI