Flash

Zelensky thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni djemtë në luftë

Lapsi.al 12 March 2022
Zelensky thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni djemtë në

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelenskyy kësaj herë iu ka drejtuar një mesazh të ri nënave të ushtarëve rusë që kanë pushtuar Ukrainën.

Zelenskyy u bën thirrje atyre që të mos i lënë djemtë e tyre të shkojnë në luftë edhe nëse udhëheqja ushtarake e quan atë një stërvitje.

"Dua t'ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj. Mos i besoni premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje. Veproni menjëherë nëse keni dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë'.

Në të njejtën kohë ai thotë se në vendin e tij ka aq shumë ushtarë rusë të zënë rob, saqë ishte ngritur një strukturë e posaçme për t’i mbajtur ata.

“Numri i ushtarëve rusë të vrarë në tokën ukrainase tashmë i kalon 12,000. Numri i pushtuesve të plagosur është shumë herë më i lartë. Nuk kemi ftuar asnjë prej tyre këtu. Dhe ne i përsërisim secilit prej pushtuesve: jeni ende në kohë për të shpëtuar. Thjesht lini armët dhe largohuni nga toka jonë. Numri i pushtuesve të kapur tashmë ka arritur një nivel të tillë që kjo çështje nuk mund t'i lihet strukturave që kishim para luftës. Prandaj, sot Këshilli i Ministrave të Ukrainës ka ngritur një Shtabë Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës”, tha Zelensky.

Ai shtoi: “Mijëra ushtarë të armikut që janë kapur apo dorëzuar po marrin nga shteti ynë trajtimin e kërkuar nga konventat ndërkombëtare. Por ka aq shumë sa që na duhet një strukturë e veçantë që do të merret me të gjitha çështjet përkatëse”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI