Flash

Pas 5 orësh diskutime BE i thonë 'po' integrimit të Ukrainës

Lapsi.al 11 March 2022
Pas 5 orësh diskutime BE i thonë 'po' integrimit të

Pas më shumë se shumë 5 orësh diskutimesh udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë thënë i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda shkruan në Twitter se tashmë i takon popullit ukrainas dhe BE që ta realizojnë këtë sa më shpejtë.

"Një natë historike në Versajë. Pas pesë orësh diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë po eurointegrimit ukrainas. Procesi filloi. Tani na takon neve dhe ukrainasve ta realizojmë shpejt. Kombi heroik ukrainas meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE", shkruan në twitter presidenti i Lituanisë.

Liderët e BE-së u mblodhën në Versajë për një samit për të diskutuar forcimin e mbrojtjes evropiane dhe reduktimin e varësisë nga gazi, nafta dhe qymyri rus. Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti luftën e Rusisë kundër Ukrainës temën kryesore të samitit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI