Flash

Lajçak e cilëson urgjencë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lapsi.al 11 March 2022
Lajçak e cilëson urgjencë integrimin e Ballkanit

Për shkak të rrethanave të reja që krijoi lufta në Ukrainë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është diçka urgjente.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në Teitter.

Ndërkaq, Osmani tha se s’ka kohë për të humbur që të ndodhë integrimi në BE.

“Është më e mundshme se kurrë më parë dhe nuk ka kohë për të humbur. U pajtuam që zgjerimi është politikë e sigurisë dhe se ka nevojë për rezultate të prekshme në rrugën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim”./Express

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1502231251549368320?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502231251549368320%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Flajcak-e-cileson-urgjence-integrimin-e-ballkanit-perendimor-ne-be%2F

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI