Flash

Ish-kancelari gjerman Shrëder viziton Moskën, bisedime me Putin për Ukrainën

Lapsi.al 10 March 2022
Ish-kancelari gjerman Shrëder viziton Moskën, bisedime me Putin

Ish-Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Shrëder po viziton sot Moskën për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Ish-Kancelari ndodhet në Moskë për të takuar Putin të enjten, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë burime të njohura me këtë çështje.

Shrëder ka qenë nën kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit për refuzimin e shkëputjes së lidhjeve të tij të ngushta me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Madje disa nga stafi i zyrës së tij u larguan javën e kaluar pasi ai këmbënguli të mbante rolet e tij të larta në gjigantët e energjisë Rosneft dhe Gazprom të lidhur me Kremlinin.

Schröder, një socialdemokrat, shërbeu si Kancelar gjerman nga 1998 deri në 2005. Që atëherë ai ka gëzuar një karrierë fitimprurëse biznesi falë roleve të tij në energjinë ruse.

Vizita e Shroderit në Moskë pasoi bisedimet në Stamboll me një politikan ukrainas, i cili është anëtar i delegacionit të vendit për bisedimet e paqes me Rusinë, thanë burimet për POLITICO.

Javën e kaluar, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, sugjeroi se Shrëder mund të përpiqet të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI