Flash

Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse/ Cakton 16 miliardë euro për të përballuar rritjen e çmimeve

Lapsi.al 10 March 2022
Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse/ Cakton 16 miliardë euro

Agjensia Kombëtare Italiane për furnizimin me hidro-karbure, ENI ka informuar ndërprerjen e furnizimit me naftën ruse e derivatet e saj. Agjensia italiane ka vendosur pezullimin e të gjitha kontratave në fuqi me Rusinë, për furnizmin me naftën bruto e produktet e saj, si dhe ka informuar se po ndjek me vëmendje procesin e furnizimit me gazin nga Rusia. Kryeministri italian Mario Draghi ka informuar në Parlamentin italian mbi masat konkrete që qeveria po ndërmerr për të përballuar krizën energjitike që ka përfshirë vendin.

Qeveria italiane do të reduktojë në 5% taksën mbi konsumin në faturat e gazit e ka lëvruar një fond prej 16 miliardë euro për të ndihmuar familjet nga rritjet e çmimit të furnizimit me gaz. Gjithashtu janë përcaktuar bonuese sociale për të përballuar rritjen e çmimeve të gazit e energjisë për familjet në nevojë e me të ardhura të ulëta, e familjet me persona të sëmurë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI