Flash

Pa sukses takimi Lavrov-Kuleba, ranë dakord vetëm për të vijuar bisedimet

Lapsi.al 10 March 2022
Pa sukses takimi Lavrov-Kuleba, ranë dakord vetëm për të

Sytë e botës janë sot në Antalia ku po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës Pas takimit, dy ministrat Lavrov dhe Kuleba janë duke mbajtur një konferencë për mediat.

Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha: “Për herë të parë, takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Ishte një takim i lehtë dhe i vështirë. Ishte i lehtë sepse Lavrov mbeti konstant në mendimet e tij tradicionale për Ukrainën. Ishte e vështirë sepse bëra më të mirën”, tha Kuleba. 

Ai deklaroi se nuk u arrit marrëveshje për korridore humanitare, dhe se kërkesa për armëpushimin ishte pa progres.

“Duket se nuk ka qenë një takim pozitiv qe erdhi me qëllimin për të arritur korridore humanitare, për Mariupolin, qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit. Lavrov nuk u tregua i angazhuar, por do të kërkojë bisedime me autoritetet lokale . Pra nuk pati marrëveshje për korridore në Mariupol dhe nuk pati progres për armëpushimin”, tha kreu i diplomacise ukrainase.©LAPSI.al

Të këshilluara

Lufta, Ukraina ndalon eksportin e drithit

Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportin e grurit, tërshërës dhe produkteve të tjera kryesore që janë thelbësore për furnizimet globale të ushqimit, ndërsa autor...

09:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI