Flash

(VIDEO) Koha kur Zelenski dhe Putin uleshin në një tavolinë dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit

Lapsi.al 11 March 2022
(VIDEO) Koha kur Zelenski dhe Putin uleshin në një tavolinë dhe i

Edhe pse sot duket e pamundur, rreth dy vite më parë presidenti rus Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski nuk ishin shpallur armiq të betuar.

Ata do të uleshin më 20 dhjetor të vitit 2019 në një tryezë bisedimesh me ndërmjetësimin e Presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane të atëhershme, Angela Merkel. Putin duket se i thotë Zelenskit duke qeshur se duhet të kthehet nga mediat, që të shkrepen disa foto. Marrëdhënia mes tyre nuk kishte si të distancohej më shumë vitet në vijim.

"Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Presidentin Volodimir Zelenski të Ukrainës për herë të parë të hënën në një samit në Paris në përpjekje për t'i dhënë fund luftës pesëvjeçare midis trupave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska." - njoftonin asokohe agjencitë e mëdha të mediave ndërkombëtare.

Panorama sot është krej ndryshe. Prej 15 ditësh Rusia ka nisur një pushtim të Ukrainës, ku Zelenski, figura qëndrore e rezistencës ukrainase, ka thënë se është objektivi nr.1 për t'u eliminuar nga Putin, dhe i ka mbijetuar disa atentateve. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI