Flash

Ministria bjelloruse publikon fotot e sallës ku do të takohen delegacionet ruse dhe ukrainase

Lapsi.al 28 February 2022
Ministria bjelloruse publikon fotot e sallës ku do të takohen

Bjellorusia ka njoftuar se është gati salla ku do të zhvillohen bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e pestë të saj.

Ukraina ra dakord një ditë më parë të dërgojë përfaqësuesit e saj diplomatikë në afër me Bjellorusinë, pavarësisht raporteve se lideri i vendit Alexandër Lukashenko është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar Rusisë.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha ministria e Jashtme Bjelloruse në rrjetet sociale duke publikuar një foto të tryezës në krye të së cilës janë vendosur flamuri rus dhe ai ukrainas.

BBC shkruan se Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI