Flash

Putin i çon një mesazh forcave ruse në Ukrainë

Lapsi.al 27 February 2022
Putin i çon një mesazh forcave ruse në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të dielën një deklaratë, në të cilin ka falënderuar ushtarët e forcave speciale që “janë duke përmbushur me heroizëm detyrat e tyre ushtarake” në Ukrainë. Putin ka thënë se ushtarëve u është kërkuar të ofrojnë ndihmë për “popullin e republikave në Donbas” – referencë për dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, të cilat Rusia i ka njohur si shtete të pavarura para pushtimit.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësiteve speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit dhe për shërbimin e përsosur në emër të Rusisë dhe tokës sonë të mrekullueshme”, ka thënë ai.

Ai e ka përfunduar mesazhin duke thënë: “Ju dëshiroj fat të mirë, sukses dhe të gjitha të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Ky adresim është bërë për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila festohet çdo 27 shkurt, prej vitit 2015. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI