Flash

Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë

Lapsi.al 28 February 2022
Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u

Një grup prej 10 veteranësh të forcave të operacioneve speciale po organizohen në Poloni dhe po përgatiten të kalojnë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve “në mbrojtjen e njerëzimit”, sipas BuzzFeedNews.

Grupi, i përbërë nga gjashtë shtetas amerikanë, tre britanikë dhe një gjerman, janë të trajnuar nga NATO dhe me përvojë në luftime të ngushta dhe kundër terrorizmit. Ata duan të jenë ndër të parët që do t’i bashkohen zyrtarisht Legjionit të ri Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës që Zelensky shpalli të dielën.

Grupi pritet të udhëhiqet nga dy ish-oficerë të këmbësorisë amerikane.

Gjithçka ndodh teksa presidenti Zelensky i bëri apel të gjithëve që të shkonin për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus. Më herët, BE njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me avionë gjuajtës dhe jo vetëm me municione duke bërë që konflikti të marrë një kthesë të fortë.

Të këshilluara

Johnson: Vladimir Putin duhet të dështojë

Pas futjes së masave dhe sanksioneve të ashpra ndaj institucioneve financiare të Rusisë, kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se presidenti rus, Vladimir...

10:16

Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar

Kabineti qeveritar ukrainas ka njoftuar se forcat ushtarake ruse kanë ulur ritmin e ofensivës. “Ushtarët rusë kanë ulur ritmin e ofensivës, por ende po përpi...

09:33

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI