Flash

Shërbimi sekret britanik zbardh planin e Putin: Marrja e Kievit dhe eleminimi i Presidentit

Lapsi.al 25 February 2022
Shërbimi sekret britanik zbardh planin e Putin: Marrja e Kievit dhe

The Guardian duke iu referuar burimeve të inteligjencës britanike raporton se plani i Rusisë është marrja e kryeqytetit Kiev dhe "ndryshimi i regjimit". Kjo bëhet duke eleminuar fizikisht presidentin ukrainas Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Pastaj drejtimin e vendit sipas inteligjencës britanike do ta marrin njerëz të kontrolluar nga Moska. 

Më parë inteligjenca amerikane dhe britanike kanë paralajmëruar se agjencitë ruse të spiunimit kanë hartuar ‘listat e vrasjes’ së figurave kryesore që do të shënjestëroheshin në rast se Moska e merr kontrollin e qyteteve kryesore.

Presidenti ukrainas, Zelenskyy orë më parë ka publikuar një video të tij duke treguar se ndodhet në kryeqytet. Pranë tij u panë edhe kryeministri dhe udhëheqësit e tjerë të vendit. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të lëshojë armët dhe të dorëzojë qeverinë e Kievit. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Forcat ruse rrethojnë Kievin

Shtëllunga tymi janë parë pak momente nga pak larg qendrës së Kievit. Në fotot e publikuara nga BBC shihet tymi duke u ngritur në kryeqytet. James White i BBC-s...

16:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI