Flash

Mesazhi i presidentit të Ukrainës: Unë jam shënjestra numër 1 e Putin, familja ime është shënjestra numër 2. Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë

Lapsi.al 25 February 2022
Mesazhi i presidentit të Ukrainës: Unë jam shënjestra

“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Zelensky gjatë një komunikim me liderët e BE-së. Ai tha se ishte shënjestra e parë e Putin, ndërsa familja e tij ishte shënjestra e dytë.

Forcat ruse ndërkohë po zhvillojnë luftime në kryeqytetin Kiev për ta vënë nën kontroll dhe për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës.

Më herët gjatë ditës nga Moska erdhi oferta për bisedime në Minsk të Bjellorusisë, por me kushtin që Ukraina të shpallë neutralitetin, dicka që nuk është pranuar nga Kievi.

Ukraina akuzon Perëndimin se i kanë lënë të vetëm përballë agresionit rus. Kreu i Kremlinit i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojnë qeverinë e tyre. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

Forcat ruse rrethojnë Kievin

Shtëllunga tymi janë parë pak momente nga pak larg qendrës së Kievit. Në fotot e publikuara nga BBC shihet tymi duke u ngritur në kryeqytet. James White i BBC-s...

16:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI