Flash

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Dorëzoni qeverinë!

Lapsi.al 25 February 2022
Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Dorëzoni qeverinë!

Vladimir Putin kërkon nga trupat ukrainase të dorëzojnë qeverinë e Ukrainës. Ai iu ka bërë një thirrje që ato të marrin në dorë pushtetin pasi sipas tij qeveria e Kievit është terroriste.

“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në radhët e popullsisë. Po ju drejtohem edhe njëherë forcave ushtarake ukrainase. Mos lejonin neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

Merreni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje se me atë bandë të narkomanëve dhe neonazistëve në Kiev”, deklaroi Putin.

Kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga trupat ruse të cilat duan të rrëzojnë qeverinë për të instaluar aty njerëz të tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Forcat ruse rrethojnë Kievin

Shtëllunga tymi janë parë pak momente nga pak larg qendrës së Kievit. Në fotot e publikuara nga BBC shihet tymi duke u ngritur në kryeqytet. James White i BBC-s...

16:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI