Flash

Putin i kërkon leje Parlamentit të Rusisë të aprovojë sulmet jashtë vendit

Lapsi.al 22 February 2022
Putin i kërkon leje Parlamentit të Rusisë të aprovojë

Pas njohjes së pavarësisë së rajoneve separatiste, Vladimir Putin nuk ndalet në marrëzinë e tij. Ai kërkon leje formale nga Parlamenti i Rusisë për përdorimin e forcave ushtareke jashtë vendit.

Lajmi raportohet nga prestigjozja The Guardian. Kërkesa është dërguar në Dhomën e Lartë e Parlamentit dhe ka gjasa që të miratohet pasi sic dihet Putin e sundon Rusinë dhe nuk ka kush ngre krye kundër tij. 

Një ditë më parë Putin i ka njohur pavarësinë dy rajoneve të Ukrainës lindore, Donjeck-ut dhe Luhansk-ut dhe ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave për, siç e ka quajtur ai, “mision paqeruajtës”.

Pas këtij vendimi të njëanshëm dhe në shkelje të ligjeve ndërkombëtare, BE dhe SHBA kanë njoftuar sanksione të rënda kundër Rusisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI